Futboll Premier League Sport

“NGROH STOLIN”/ Kapiteni i Man United zbulon arsyet e Mourinhos

Antonio Valencia pretendon se mungesa e tij nga formacioni i Manchester United është vendimi i Jose Mourinho-s.

Trajneri i United ka sugjeruar në fillim të muajit se kapiteni i klubit ishte i dëmtuar dhe nuk ishte gati fizikisht për të luajtur.

Por, teksa aktualisht ndodhet te përfaqësuesja e Ekuadorit, mbrojtësi veteran pretendon se mungesa e aktivizimit të tij është për shkak të trajnerit të klubit.

“Për momentin, nuk jam duke luajtur, por është më tepër një vendim taktik,” shprehet ai për Area Deportiva në vendlindje.

“Lojtari që ka luajtur në vendin tim (Young) është duke u paraqitur mirë. Duhet të respektosh vendimin e trajnerit.”

Valencia nuk është aktivizuar që nga barazimi pa gola me Valencia-n në fillim të tetorit.

“E vetmja gjë që mund të bëj është të përgatitem dhe të jem gati kur Mourinho të ketë nevojë për mua.

“Jam i qetë pasi e di që do të vijë mundësia ime. Marrëdhënia ime me Mourinho-n gjithmonë ka qenë e mirë.”

Related posts

Këto janë nëntë gabimet e Realit që shpjegojnë rënien në La Liga

Q.Autor

ISH-KAMPIONI I BOTËS ZBULON PROFESIONIN E TIJ TË RI/ Floyd Mayweather: Ju premtoj se do të jem një nga…

Delo.autor

HARROJENI YLLIN KROAT/ “Rilindja” e Milanit është vetëm për meritën e atij

Delo.autor

Leave a Comment