Futboll Premier League Sport

KLUBI KU KA LUAJTUR PËR 13 VJET/ Lampard arrin marrëveshjen për t’u kthyer në stolin e Chelseat, ja përfitimet

Frank Lampard ka arritur marrëveshje me Chelsean për t’u bërë trajneri i ekipit të parë.

Ky lajm pritet të konfirmohet edhe nga klubi londinez, pasi Derby County së fundmi e lejoi trajnerin të mos e nisë turneun parasezonal me skuadrën e tyre, për të arritur marrëveshje me skuadrën londineze.

Chelsea do t’i shpaguajë 4 milionë sterlina Derby Countyt në formë dëmshpërblimi pasi Frank Lampard kishte ende kontratë me klubin e Championshipit.

Lampardi do ta zëvendësojë Maurizio Sarrin, i cili iu bashkua Juventusit para disa javëve për pesë milionë funte.

41-vjeçari kthehet në klubin ku kishte luajtur për 13 vjet, duke i shënuar 211 gola në 649 ndeshje në atë që mbetet epoka më e suksesshme në historinë e klubit.

Ndërsa në krahun tjetër “Goal”, raporton se Lampardi do ta sjellë me vete stafin e tij që e kishte në Derby County. Ish-mesfushori i Chelseat, Jody Morris, do të jetë ndihmësi i tij edhe në “Stamford Bridge”.

Related posts

Brightoni kthehet në lojë, shkurton rezultarin me golin e Solly March (VIDEO)

Isa.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ E pabesueshme, Zhunior humbet rast me portën bosh ndaj Baselit (VIDEO)

Delo.autor

“ME MERKATON E KRYER, PARTIZANI DO TË ARRIJË OBJEKTIVAT”/ Bitri: Ja kush më bindi për t’u rikthyer te “demat”

Delo.autor

Leave a Comment