Futboll Sport

Tirana bën “pazar” në Kosovë/ Bardheblutë pranë akordit me dy mbrojtës

Tirana ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës që do marrë pjesë në Superiore sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit bardheblu kanë disa dëshira të cilat pritet t’i mbyllin shumë shpejt për të mos humbur shumë kohë.

Dëshira e kryeqytetasve është arritja e marrëveshjes me mesfushorin e KF Llapit. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Hamdi Namani. Prej ditësh është folur për nisjen e bisedimeve por ende nuk ka diçka zyrtare pasi pritet që vetë klubi të thotë fjalën e fundit.

Trajneri i Tiranës, Ze Maria ka kërkuar dhe përforcimin e repartit të mbrojtjes. Tekniku brazilian kërkon me çdo kusht dy mbrojtës, emrat e të cilëve mbahen sekret deri në mbylljen e marrëveshjeve, gjë që pritet të mësohet në orët e ardhshme.

Related posts

KOMENTON SHORTIN E EUROPA LEAGUE KUNDËR MILAN/ Solskjaer: Dhurata më e bukur për ditëlindje, Ibra është mahnitës

Delo.autor

Laura Betto, opinionistja seksi e Giro d’Italia (FOTO)

Sadik.Autor

SHËNOI GOLIN E FITORES/ Aktorja pornografike e fton për fundjavë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment