Futboll Seria A Sport

SERIE A STARTON MË 24 GUSHT/ Ja ndryshimet sezonin e ri në kampionatin italian

Serie A pritet që të nisë më 24 gusht, ndërkohë që është vendosur nuk do të ketë ndeshje për Krishtlindje.

Italianët do t’i rikthehen traditës së pushimeve të gjata në fund të dhjetorit, pas eksperimentit të sezonit të kaluar, ndërkohë që kampionati mund të rifillojë më 5 apo 6 janar.

Një risi, siç raporton “Gazzetta dello Sport”, është edhe propozimi që në fazën e dytë, rendi i takimeve të jetë i ndryshëm. Administratori i Ligës së Serisë A, Luixhi De Siervo, po studion mundësin që të ketë një short të dyfishtë, dhe ndeshjet e fazës së dytë, të mos jenë domosdoshmërisht si ato të fazës së parë, por me një rend ndryshe.

Ndërkohë, ende asgjë nuk është zyrtare, teksa gjithçka mbetet në vazhdën e bisedimeve.

Related posts

Regjia nuk e përsëriti, shikoni pritjen spektakolare të portierit Pikford (VIDEO)

Isa.Autor

Ditëlindja e deputetit Fidel Ylli/ Ish-mundësi i shquar merr dhuratë një fanellë të Kombëtares

Isa.Autor

U shfaq me një “LOOK” të ri/ Ja çfarë thotë Ronaldo për mjekrën e tij…

Isa.Autor

Leave a Comment