Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Polemikat në Itali për 2 penalltitë e Juventus, shikoni moviolën për ndeshjen me Atalantën

Juventusi barazoi me Atalantën 2-2 në shtëpi ditën e djeshme në një ndeshje që ka ngjallur polemika të shumta në Itali.

Pikërisht polemikat janë ngritur për 2 golat e bardhezinjve, të cilët erdhën nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 54’, Dibala pasi tenton të krosojë në zonë, sheh topin teksa përplaset në krahun e De Run. Gjyqtari nuk ka asnjë dyshim, duke e akorduar penallti për vendasit, e cila u shndërrua në gol nga Ronaldo.

E njëjta gjë ndodh në minutën e 89’, kur Higuain gjuan një top, i cili përplaset në dorën e Muriel dhe ndryshohet tërësisht trajektorja e topin, me gjyqtarin që e akordon menjëherë penallti.

Në moviolën e bërë nga “La Gazzetta dello Sport”, thuhet se të dyja rastet ishin penallti, duke shtuar se duart në asnjë moment nuk kanë qenë në pozicion natyral dhe gjithashtu i kanë ndryshuar drejtimin topit.

Related posts

PAS DËMTIMIT NË KAVILJE/ Broja rishfaqet në stërvitje me Southampton, asnjë problem për sulmuesin “kuqezi” (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË BLERJA MË E RE E MILAN NË VERË/ Flet Rafael Leao si “Kuqezi”: Nuk mund ta besoj se…

Delo.autor

“Sombrero” spektakolare e Neymar, braziliani i jep “fund” karrierës së kundërshtarit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment