Futboll Sport

“DUHET PËRJASHTUAR…”/ Kaos në Kupën e Amerikës, Brazili fiton me ndihmë

Sërish polemika, protesta dhe VAR-i protagonist, por Brazili vazhdon rrugëtimin pozitiv në Kupën e Amerikës. “Seleçao” arrin suksesin e tretë radhazi duke kaluar Kolumbinë me përmbysje dhe merr vendin e parë në Grupin B. Por në kampin e Kolumbisë ka shumë mërzitje dhe rebelim për faktin se aksioni që i hap rrugën përmbysjes së Brazilit 12 minuta nga fundi, kishte parregullsi.

Në barazimin momental të Firminos, topin e prek arbitri Pitana. Ai nuk e ndalon lojën dhe pavarësisht konsultave me VAR-in, nuk e anulon golin. Pastaj Kasemiro përmbys ndeshjen me një gol pas 9 minutash lojë. Në fillim Kolumbia kishte shënuar një supergol, por ai doli i pavlefshëm. Në këtë mënyrë, Tite siguron vendin e parë me 10 fitore radhazi në ditën që festonte 5-vjetorin në krye të kombëtares së Brazilit. Tani ai synon që të thyejë rekordin e Zagallos, i cili ka arritur 14 fitore radhazi.

SHUMË POLEMIKA

Në fakt goli i parë që shënoi Brazili ishte për t’u anuluar, sepse arbitri merr pjesë në lojë duke prekur topin. Sipas rregullores së re, në rast se arbitri interferon në lojë, atëherë duhet të ndalet aksioni me top të diskutueshëm për skuadrën që e kishte në zotërim. Në fakt ekziston një pikë në rregullore që e pranon edhe interpretimin, por ky nuk ishte rasti. Arbitri argjentinas Nestor Pitana bëhet protagonist, sepse gjatë pasimit e ndal topin dhe favorizon lojtarin e Brazilit. Kolumbia e lë lojën për pak sekonda, sepse mendon që do të ndalet loja, por ai e vazhdon dhe Firmino shënon.

Edhe pas konsultave me VAR-in, goli u konsiderua i rregullt. Në bisedat mes arbitrit dhe VAR-it kuptohet qartë që bëjnë një interpretim të gabuar dhe kjo ka krijuar shumë polemika në Kolumbi. Këta të fundit kanë kërkuar që arbitri argjentinas të mos arbitrojë më në Kupën e Amerikës dhe pretendojnë se të gjitha këto kanë ndodhur me qëllim për të dëmtuar kombëtaren e tyre. Kolumbia ka dalë me një deklaratë të qartë dhe ndihet e vjedhur në këtë sfidë, e cila ishte shumë e rëndësishme për fatet dhe vazhdimësinë e dy kombëtareve në këtë kompeticion.

Related posts

RRËFEN VËSHTIRËSITË E HASURA NË ITALI/ Lautaro Martinez: I shpjegova Spallettit se babai im ka qenë…

Delo.autor

ËSHTË “OBJEKTIVI” I MILIANIT/ “Djajtë e Kuq” futen në garë për lojtarin e Juventus…

Delo.autor

EKSOD tek Manchester United/ Ja dy lojtarë që do të largohen këtë verë

Sadik.Autor

Leave a Comment