Futboll La Liga Sport

8 PARAQITJE NË 5 VITE/ Largohet nga Barcelona Douglas Pereira, ja historia e çuditshme

Barcelona ka mbetur pa katër futbollistë sot. Nga skuadra katalanase janë larguar Thomas Vermaelen, Douglas Pereira, Jeison Murillo dhe Kevin Prince Boateng

Padyshim që histori interesante është largimi i mbrojtësit Douglas, i cili ishte pjesë e Barcelonës që nga viti 2014,

Në vitin 2014, Douglas erdhi te Barcelona si një shtysë e madhe për krahun e djathtë, por shumë shpejt u vërtetua se ai nuk mund të imponohej në lojën e tyre, duke u dërguar disa herë në huazime.

Në këto pesë vite, Douglas arriti të regjistronte vetëm 8 paraqitje për Barcelonën, dhe për çudi, ka fituar 5 tituj.

Douglas me Barcelonën ka fituar 2 tituj të La Ligas, 2 trofe të Kupës së Mbretit dhe 1 Kupë Bote për Klube.

Related posts

Salah do jetë një goditje “alla Ronaldo”/ Dybala zgjidh problemet e Juves

Delo.autor

Milan i fiksuar pas talenteve të Bundesligës, kërkon “yllin” e Schalkes

Sadik.Autor

BAYERN MUNICH-CRVENA ZVEZDA/ Bavarezët me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment