Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA “EURO 2020” NDAJ TURQISË/ Vetëm Andora jashtë, ja llogaritë në grupin e Kombëtares

Teksa Shqipëria do të shkojë në Turqi për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese, në të njëjtën datë më 11 tetor, Islanda do të presë Francën dhe Andorra do të luajë në shtëpi ndaj Moldavisë.

Në vigjilje të këtyre përballjeve, UEFA ka bërë edhe prognozën dhe llogaritë që bën secila skuadër. Sigurisht, në shkrimin e UEFAs, referenca është çështja e kualifikimit apo e eliminimit zyrtar për në “Euro 2020”. Referuar Shqipërisë, kuqezinjtë nuk kanë asnjë mundësi matematikore për t’u kualifikuar pas kësaj përballjeje, por as nuk eliminohen matematikisht në rast humbjeje apo barazimi.

Për Francën, kampionen e botës në fuqi, Islandën që do të përballet me të dhe për Turqinë, llogaritë janë sërish të njëjtat: Përballja e datës 11 tetor me cilindo rezultat të mundshëm, as nuk i kualifikon automatikisht dhe as nuk i eliminon zyrtarisht nga “Euro 2020”.

Kuqezinjtë, edhe pse me shumë më pak pikë dhe shanse reale, matematikisht janë në të njëjtat pozita me të tria rivalet dhe pretendentet, të paktën për sfidën e radhës. Andorra me zero pikë është e eliminuar dhe Moldavia e ka shansin e fundit, pasi në rast se nuk fiton ndaj saj, bëhet e eliminuara e dytë.

Related posts

Higuain si Ibrahimovic, vuan mallkimin e trofeve të mëdhenj

Q.Autor

RILTHIMI I BONUCCIT NGA MILAN TEK JUVE/ Zbulohen mesazhet me ultrasit: Ishte sulm për klubin jo për mua

Delo.autor

“DERA IME DO TË JETË E HAPUR PËR ATA”/ Xhaka planifikon të ardhmen larg Arsenal-it

Delo.autor

Leave a Comment