Futboll Sport

NUK DORËZOHET PËR YLLIN LUKAKU/ Inter bën ofertën e dytë, ja vendimi i “Djajve të Kuq”

Mediat italiane raportojnë se Interi ka ofruar 20 milionë euro për huazimin 2-vjeçar të Romelu Lukakut, si dhe e ka përfshirë opsionin e blerjes së tij për 50 milionë euro të tjera.

Mirëpo, Manchester Unitedi e ka refuzuar edhe këtë ofertë të Nerazzurrëve. Kubi italian ka kohë që ka shprehur interesim për sulmuesin belg, i cili ka thënë se do t’i pëlqente të punonte me Antonio Conten.

Fillimisht, zikaltrit ofruan 10 milionë euro për huazim 2-vjeçar me opsionin për ta blerë me 60 milionë euro në vitin 2021, por ajo ofertë u refuzua nga “Djajtë”.

Ndërsa, sipas “Tuttomercatoëeb”, Interi e ka ngritur ofertën për pjesën e huazimit (në 20 milionë euro), ndërsa e ka zvogëluar atë të blerjes në 50 milionë euro.

Sidoqoftë, edhe kësaj ofertë, Djajtë e Kuq i kanë thënë ‘JO’. Unitedi dëshiron ta shesë lojtarin të paktën 70 milionë euro, shumë të cilën Interi nuk mund ta paguajë menjëherë.

Related posts

“ÇMENDURI” NË PREMIER/ Portieri i Wolves i pafat, i pret dy penallti Sterling dhe pëson gol (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kukësi, Ndizet sfida në Durrës. Vendasit humbin një rast të artë

Delo.autor

FENOMENI YAMAL/ Në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

F.autor

Leave a Comment