Futboll Sport

U MBYT NË LIQENIN E COMOS/ Hipoteza e parë: Ja arsyeja e vdekjes së futbollistes Florijana Ismaili

Florijana Ismaili u mbyt në liqenin e Comos, teksa kishte shkuar për pushime pasditen e së shtunës me shoqen e saj.

Mediat në Zvicër dhe Itali kanë filluar të raportojnë rreth shkaktarëve që mund të kenë çuar në vdekjen e Florijana Ismailit në liqenin e Comos.

Sipas mediave ndërkombëtare, 24-vjeçarja mund të ketë pësuar sulm kardiak në momentin e kërcimit në ujë, për shkak të ndryshimit të temperaturave.

Trupi i pajetë i saj u gjet dje në thellësi të liqenit pas dy ditëve kërkim.

Temperaturat në atë kohë shënonin rreth 33 gradë celcius dhe ndryshim i madh i temperaturës mund të ketë çuar deri te ataku kardiak.

Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare dhe këto mbeten vetëm hipoteza. Bota e futbollit është tronditur nga vdekja e futbollistes së Young Boys dhe përfaqësueses së Zvicrës.

Related posts

TRIUMFOJNË NË FUSHËN ESTONISË/ Shkëndija hedh hapin e sigurt drejt kualifikimit (VIDEO)

Delo.autor

LISTA/ Dy ndeshjet e Kombëtares U-21, Alban Bushi zbulon ‘Shpresat’ kuqezi

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mes Juventus dhe së ardhmes, Chelsea po punon për tre firma me peshë

Delo.autor

Leave a Comment