Futboll Seria A Sport

YLLI ARGJENTINAS REFUZON LARGIMIN NGA INTER/ Icardi vështirëson edhe afrimin e Lukakut, ja shkaku befasues

Interi ka zyrtarizuar deri më tani 3 futbollistë, megjithatë pritet që të ketë edhe të tjera afrime ditët në vijim. Zikaltërit po punojnë për të afruar sulmuesin Romelu Lukaku, i cili ka shprehur hapur dëshirën e tij që të punojë me trajnerin Konte.

Megjithatë, pengesë deri më tani është bërë Junajtid pasi nuk e lejon Lukakun të largohet për më pak se 80 milionë euro. Deri më tani, Interi ka ofruar plot 60 milionë por kjo shifër është hedhur poshtë nga “Djajtë e kuq”. zikaltërit synojnë që me shitjen e Ikardit, të përfitojnë mjaftueshëm sa për këtë merkato vere, por argjentinasi është një çështje më vete.

Së bashku me Uandën, kanë kërkuar nga klubi rinovimin e kontratës por Konte nuk e ka në planet e tij. Ikardi duket se nuk ka dëshirë të largohet nga Interi dhe ky refuzim i kërkesës, i ka hapur jo pak probleme Interit pasi është në bisedime me futbollistët dhe i duhet të sigurojë të ardhurat.

Related posts

Migjen Basha i pafat/ Merr fund ëndrra e Barit për t’u ngjitur në Serinë A

Sadik.Autor

FITORE ME PËRMBYSJE/ Skënderbeu tregon forcën në miqësoren ndaj Pogradecit

Delo.autor

E VEÇANTË/ Trajneri e vuri në mbrojtje, ylli SHQIPTAR nuk e pyet dhe bën LIGJIN në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment