Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E SARRIT/ Sulmuesi i Juventus drejt Gjermanisë tek klubi…

Mario Manzukiç ishte një nga lojtarët kryesorë të Juventusit në sezonet e fundit, por mesa duket ky ka qenë sezoni i fundit në Torino.

Tekniku i ri i Juventusit Maurizio Sarri, po formon ekipin që do të ketë nën urdhërat e tij në sezonin e ardhshëm, dhe Mario Manzukiç nuk është në planet e tij. Sipas asaj që shkruan “CalcioMercato”, sulmuesi mund të transferohet tek Borusia Dortmund.

Kroati ka marrë një ofertë nga Kina, por dëshira e tij është të qëndrojë për të paktën edhe një vit, në Evropë.mandzukic.juve.2018.19.passaggio.750x450

33-vjeçari ka folur më drejtuesit e Dortmundit, dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Gjermani. Nëse transferimi tek verdhezinjtë ndodh, atëhere për kroatin do të ishte një rikthim në Bungesligë, ku më parë ka luajtur për Bajern Mynih dhe Volfsburg.

Related posts

“DEVOLLI” SURPRIZA E RE E FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Flet kryebashkiaku Duro: Ja ëndrrat e mëdha për qytetin tonë të vogël

Delo.autor

KUPA E BOTËS 2026/ Përgatitjet për Serbinë, trajneri Sylvinho zbardh nesër listën e të grumbulluarve

F.autor

HUMBJA NDAJ CHELSEA-T/ Szczęsny: Kampionët treguan diferencën mes nesh dhe asaj që duhet në Champions

Delo.autor

Leave a Comment