Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ I ka thënë “Po” Juventusit 120 milionëshi…

Padyshim që Joao Felix është e ardhmja e futbollit. Talentin e tij e ka treguar dhe vlerat e tij po vihen në pah ndeshje pas ndeshje.

Sulmuesi është kthyer në prioritet nga Juventusi, që është gati të shesë Paulo Dybala për të marrë 19-vjeçarin. Teksa sot “Calciomercato” ka bërë me dije se Felix i ka thënë “Po” interesit të “Zonjës së Vjetër” për ta marrë në Torino.

Sipas medies eksperte në lëvizjet e lojtarëve, do të jetë agjenti i portugezit, Jorge Mendes, i cili do të takohet me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paratici. E njëjta dyshe që mbylli operacionin e madh të kalimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid te Juventus.

Mësohet se agjenti dhe drejtuesi i klubit do të takohen mes tyre para ndeshjes Juve-Ajax për të diskutuar kalimin e lojtarit në Torino në merkaton e verës.

Benfica i ka vënë klauzolë largimi 120 milionë euro dhe kjo është shuma që Juventus duhet të paguajë për të marrë sulmuesin e talentuar. Vetë Felix është pozitiv rreth kalimit te Juventusit, aty ku do gjejë edhe idhullin e tij, CR7. Po ashtu, Mendes po influencon që ta dërgojë 19-vjeçarin në një klub të madh në këtë merkato vere, ku mund të ekspozohet para të gjithë botës.

Related posts

I TRONDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ronaldo: Lamtumira me Juventusin? Epo, sido që të shkojë…

Delo.autor

Historia e pabesueshme e Robertson, dikur pa para në xhep, tashmë…

Sadik.Autor

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Ronaldo tenton të bindë Benzema, por bekon edhe ardhjen e…

Delo.autor

Leave a Comment