Kategoria Superiore Shqipëri

Duro: Në dy ndeshjet ndaj nesh, Partizani vetëm është mbrojtur

“I rëndësishëm ishte rezultati pozitiv. Objektivi ynë ishte të shënonim dhe të mos pësonim. Ia arritëm qëllimit dhe jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës time. Luajtëm dy ndeshje ndaj Partizanit. Një Partizani, që në të dyja sfidat ka qëndruar në mbrojtje dhe ka kërkuar të shfrytëzojë kundërsulmet.

Por, të gjithë e keni parë që Partizani në këto dy takime jo vetëm që nuk na ka shënuar, por nuk ka krijuar madje asnjë rast. Partizani ka një skuadër të mirë, Lucas dhe Abdurrahimi janë dy lojtarë shumë cilësorë, sepse unë i njoh mirë, ndërsa Prognin dhe Bardhin do të kisha dëshirë t’i kisha pjesë të projektit tim te Flamurtari, pasi janë dy lojtarë polivalentë. Danilo Alves është një djalë shumë i mirë, është lojtar kryesor i skuadrës.

Ai ka kapacitet, ka bagazh, nuk është një futbollist tipik goli, por ka lëvizshmëri. Kritikat në disa raste mund t’i bëjnë mirë atij. Nëse Alves do të kishte shënuar 4 apo 5 gola më tepër deri në këtë fazë të kampionatit, ne me siguri do të ishim shumë pranë kreut. Përsa i përket Tounkara, unë nuk e njoh, por kam biseduar personalisht me Igli Taren, që më ka thënë fjalë shumë të mira. Një njeriu si Igli i duhet besuar”.

Related posts

TEUTA E FRIKSHME/ Shkëmbi: Duhet edhe inteligjencë nga lojtarët, për Duron…

Isa.Autor

UEFA kërkon 10 vite përjashtim, por futbollistët e Skënderbeut e kanë mendjen diku tjetër

Q.Autor

“ËNGJËLL DHE DJALL”/ Mavraj i pafat, fiton penallti dhe e humbet po vetë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment