Futboll Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ ATLETICO MADRID/ Dybala këshillon ekipin: Ja se ku duhet të përmirësohemi…

Goli është një moment ekstaze për një sulmues, edhe pse këtë herë Paulo Dybala nuk ka qenë vendimtar si në ndeshjen kundër Milan-it. Megjithatë goli i 3-1-shit kundër Atalanta-s ka shërbyer për ta motivuar para Champions-it.

“E dija se mund të shënonim në çdo moment. Duhet të përmirësohemi në mbajtjen e topit. Tani do të studiojmë gabimet për t’i shmangur në të ardhmen”, ka thënë argjentinasi për Tuttosport.

Ndërkohë, të martën luhet Juventus-Atletico Madrid dhe Joya nuk e ka të sigurt vendin në formacion, duke parë se CR7 do të kthehet dhe se Higuain po kalon një moment të shkëlqyer forme.

Numri 10 i bardhezinjve rrezikon stolin, siç i ka ndodhur shpesh në këtë sezon në ndeshjet e Champions-it, por kur i ka ardhur radha (vetëm një ndeshje si titullar, në Moskë kundër Lokomotiv-ës), ai është përgjigjur me një dygolësh.

“Atletico është si Atalanta, – ka thënë Dybala, – një skuadër luftarake dhe ne e dimë shumë mirë si të përballemi me ata. Megjithatë, do të jetë ndryshe në krahasim me ndeshjen që kemi luajtur në Bergamo: të martën luajmë në shtëpi, me njerëzit tanë që do të na japin një dorë”.

Related posts

JUVENTUS ME SYTË NGA UEFA/ Dënimi në Europë prish planet e bardhezinjve

F.autor

Ish-trajneri i Manchester City, kandidati kryesor për stolin e West Ham…

Sadik.Autor

DËSHTIM TOTAL/ Mrekullia e Ronaldos nuk mjafton, Juventus jashtë Champions

Delo.autor

Leave a Comment