Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-portieri i Partizanit transferohet në Kosovë tek klubi…

Pas dështimit në Ligën e Europës, Prishtina ka filluar të mendojë për merkaton teksa ka zyrtarizuar ditën e sotme portierin 30-vjeçar shqiptar, Egland Haxho.

Haxho

Gardiani sezonin e fundit ishte pjesë e rivalëve të Llapit, teksa i është bashkuar klubit kryeqytetas. Haxho ka një karrierë tepër të pasur, teksa në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e shumë klubeve si Apolonia, Kamza, Tomori, Bylisi, Kukësi, Butrinti, Tërbuni, Renova dhe Partizani.

Lajmi për transferimin e Haxhos drejt Prishtinës është bërë publik nga vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Eglant Haxho – portieri i ri i Prishtinës

Portieri nga Shqipëria vije nga Llapi

Prishtinë, 4 korrik 2019 – Eglant Haxho, 30 vjeç, i lindur më 11.11.1988 në Tiranë, ishte ndër më meritorët për edhe një plasman të lart të Llapit në kampionat.

Por, vendosi të ndërronte ambient. Janë përputhur qëllimet dhe gardiani me shumë përvojë do të përforcoj edhe më radhët e Prishtinës.

I dalë nga Shkolla e futbollit Partizani nga Tirana, Haxho ka mbrojtur edhe për Apoloninë e Fierit, Kamzën, Tomorin, Teutën, Bylysin, Kukësin, Tërbunin, Renovën nga Tetova dhe së fundi në Llap ku kishte pasur 17 paraqitje duke pasur 8 ndeshje pa pranuar gol.

“Vendosa të jem pjesë e Prishtinës, i bindur që ka grupin e futbollistëve me trajnerë të duhur për titull të kampionatit. Besoj se do të jemi në rrugë të duhur drejt qëllimit të përbashkët”, ka thënë, tani më ish-futbollisti i Llapit i cili ka falënderuar ish-klubin e tij për bashkëpunimin e deri tashëm.

Related posts

Wenger: Tek Arsenal nisi një epokë e re, në verë vjen edhe Mahrez

Q.Autor

NDODH ÇUDIA! Italia eleminohet nga Botërori, Maqedonia e Veriut bën surprizën e madhe

F.autor

E ardhmja e Paulinhos te Barcelona në dyshim, e duan në Kinë

Isa.Autor

Leave a Comment