Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kukësi në “Loro Boriçi”. Rezultati 2-3

Luhet ndeshja në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Kukësit.

Pritet një ndeshje e bukur nga të dyja skuadrat, për shkak se Vllaznia me rezultatet e shkëlqyera që ka arritur në ndeshjet e para, kryeson renditjen.

Nga ana tjetër, Kukësi e ka nisur keq kampionatin, por gjeti më në fund fitoren e parë në kampionat në ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Në “Loro Boriçi” pritet një ndeshje e bukur nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë të dalin nga fusha e lojës me 3 pikë.

 

LIVE| VLLAZNIA-KUKËSI 2-3
Dunga 4′ , Hoxhaj 86′ / Ibraimi 14′, 22′ (p), Eze 76′ 

Komenti live:
90’+2 Ersil Imeri ka mundësi të realizojë të katërtin për Kukësin, por vonohet dhe godet dobët.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
90′ Limaj rrëzohet dhe kërkon penallti, por arbitri anësor ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

86′ GOOOOL! Vllaznia-Kukësi 2-3!! Imami kroson dhe sulmuesi Hoxhaj ndëshkon Kukësin me kokë. Shkodranët shpresojnë për barazim.

84′ Dy zëvendësime te Vllaznia. Ramadani dhe Kalaja futen në lojë, dalin Krymi dhe Imeri.

82′ Eze çalon dhe lë ndeshjen në mes. Trajneri i Kukësit Hallaçi hedh në fushë Domin.

80′ Karton i dytë i verdhë te Vllaznia. Mevlan Adili ndëshkohet për frenimin e gabuar të sulmuesit të Kukësit Patrik Eze.

76′ GOOOOL! Vllaznia-Kukësi 1-3!!! Patrik Eze përfiton nga plogështia e lojtarëve shkodranë dhe dalja e gabuar e portierit Zogoviç. Verilindorët presin fundin e ndeshjes.

74′ Imami ndëshkohet me karton të verdhë. Arbitri Meta e ndëshkon për protesta.

73′ Dorëzohet sulmuesi i Vllaznisë Ismael Dunga. Mehdi Çoba futet në fushë.

68′ Zëvendësim te Vllaznia. Sulmuesi Ardit Hoxhaj ul në stol Fjoard Jonuzin.

67′ Vllaznia frikëson Kukësin. Portieri Tafa nuk e kontrollon saktë goditjen e Jonuzit dhe tenton Dilaver të shënojë, por njëri prej mbrojtësve e bllokon sulmuesin boshnjak të godasë.

61′ Ibraimi i Kukësit kërkon zëvendësim. Ersil Ymeri futet në fushë dhe merr vendin e ish-lojtarit të Shkëndijes.

59′ Vjen zëvendësimi i parë te Kukësi. Blerim Kotobelli merr vendin e Albin Gashit.

54′ Demi Imeri provon të befasojë porterin Anxhelo Tafa. Futbollisti i Vllaznisë godet nga distanca, portieri i Kukësit ndjek trajektoren e topit.


50′ Stoli i Vllaznisë proteston. Stafi kuqeblu kërkon të akordohet goditje dënimi në hyrje të zonës së Kukësit, por arbitri Meta tregohet i saktë dhe vazhdon lojën. Krymi simulon në dyluftim me Vesel Limajn.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45’+1 Mbyllet pjesa e parë në “Loro Boriçi”. Kukësi përmbys golin e Dungës me dopietën e Ibraimit.

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

42′ Vjen kartoni i parë i verdhë në këtë ndeshje. Demiri i Kukësit ndëshkohet për faull.

39′ Vllaznia tenton barazimin me Dilaverin dhe Dungën, por lojtarët e Kukësit reagojnë në të dyja rastet saktë.

34′ Krymi i shpëton kartonit të verdhë. Futbollisti i Vllaznisë ndërhyn keq ndaj Taipit.

32′ Faull për Kukësin, Adili ndërhyn nga pas ndaj Ezesë.

22′ GOOOOOL! Vllaznia-Kukësi 1-2!! Ibraimi nuk fal nga 11 metra distancë dhe përmbys avantazhin e kuqebluve.

21′ Penallti për Kukësin. Lojtarët e Vllaznisë kundërshtojnë, por arbitri Kridens Meta është i bindur. Gurishta e prek topin me dorë brenda zonës.

17′ Vllaznia del me aksion të shpejtë përpara, por portieri Tafa del në kohë.

 14′ GOOOOOL! Vllaznia-Kukësi!!! Verilindorët kthejnë shkodranët me këmbë në tokë. Sulmi i Kukësit realizon aksion të shpejtë dhe Ibraimi i “vë kapak” me gol.

4′ GOOOOL! Vllaznia-Kukësi 1-0!!! Dunga lejon topin drejt Dilaverit, por përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Kukësit, e cila nuk e spastron topin. Sulmuesi afrikan nuk e ka të vështirë të shënojë.

3′ Vllaznia jep shkëndijën e parë me Demir Imerin. Futbollisti godet me kthesë, por topi fluturon mbi traversën e portierit të Kukësit Tafa.

2′ Kukësi fiton goditje dënimi, pas një rrëmuje në zonë Limaj pason te Gashi, por ky i fundit nuk e arrin dot topin.

1′ Nis ndeshja. Topin e parë e shkelmojnë lojtarët e Kukësit.

Related posts

ZBULON MENAXHERI/ Ja kur do të rikthehet në ring Tyson Fury dhe planet për 2022-shin

Delo.autor

NEYMAR QETËSON PSG/ Tifozët “konfirmojnë” trajnerin Galtier

F.autor

NBA/ Aldridge rikthehet dhe rinovon me Brooklyn, Jordan transferohet tek Lakers

Delo.autor

Leave a Comment