Futboll Sport

KRYESON…/ Njihu me 10 klubet më aktive në merkato, “zhduket” Serie A

Merkatoja ka hyrë në ditët më të nxehta.

Disa klube kanë pësuar ndryshime pasi kanë shpenzuar shuma të “çmendura” për të arritur transferimin e objektiveve të tyre.

Spanjollja “AS”, përmes një info-grafiku, ka bërë një bilanc të milionave të qarkulluara deri më tani, sipas klubeve, në kontinentin e vjetër.

Në shqyrtim janë marrë shumat totale, që përfshijnë paratë e shpenzuara për blerje dhe ato të rimbursuara nga shitjet.

Pa dyshim që Real Madrid mund të konsiderohet “mbret” i merkatos (në hyrje dhe në dalje) deri ditën e sotme, me 393 milionë euro. Në vend të dytë të kësaj liste është Atletico Madrid me 367 milionë euro, ndërsa podiumin e plotëson Barcelona me 211 milionë euro. Pra, La Liga është “kampionia” në këtë drejtim.

Në këtë përllogaritje, Liga Portugeze përfaqësohet ngas plotëson Benfica me 198 milionë euro të qarkulluara në merkato; Serie A nga Roma, me 134.5 milionë euro; Ligue 1 me Lyon (152 milionë euro); Bundesliga me Bayern Munich (152 milionë euro); Premier League me Chelsea (164 milionë euro) etj.

Ajo që bie në sy është mungesa e investimeve tek klubet italiane të cilat përfaqësohen vetëm me Romën e pozicionuar në vendin e 9-të.

Ja 10 klubet më aktive në merkaton e kësaj vere (blerje dhe shitje).

Related posts

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Triumfon skuadra e Simeones dhe parakalon “Los Blancos” në renditje

Delo.autor

“ËSHTË I SHPEJTË…”/ Trajneri i Sauthemptonit lavdëron Brojën dhe tregon armët e tij më të forta

Delo.autor

PARAKALON ISH-PORTIERIN PALJUKA/ Kapiteni Handanovic: Ja çfarë nuk shkoi në derbi

Delo.autor

Leave a Comment