Futboll Seria A Sport

TRANSFERTA E DYTË NË MERKATO/ Milani firmos për 5 vite me talentin algjerian

Pas Rade Krunic, Milani po mbyll edhe blerjen e dytë sezonale, sërish nga Empoli, sepse është çështje kohe zyrtarizimi i transferimit në kuqezi të mesfushorit Ismael Bennacer.

Klubi kuqezi do të paguajë 15-16 milionë euro, plus bonuse, ndërsa lojtari do të firmosë për 5 vite, me 1 milion euro në vit.

Vetëm 21 vjeç, Bennacer ka qenë lojtar kyç i Empolit në dy sezonet e fundit dhe ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Algjerisë në javët e fundit, aq sa është shpallur lojtari më i mirë i fazës së grupeve në Kupën e Afrikës.

Bennacer në të shkuarën ka qenë pjesë e Arsenalit.

Related posts

LeBron James fantastik në fitoren e Cavaliers kundër Raptors

Sadik.Autor

“E VËSHTIRË TA SHPJEGOSH ÇFARË NDODHI”/ Ibrahimovic: Pas barazimit, çdo gjë…

Delo.autor

NUK NDALET NË MERKATO/ PSG negocion me Mino Raiola, Pogba jep “ok” për transferimin vetëm me një kusht…

Delo.autor

Leave a Comment