Basketball Sport

Golden State luan si kampion, mund Houston, kampioni del në finalen e shtatë (VIDEO)

Golden State ka fituar 115-86 ndaj Houston në finalen e gjashtë të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve, ndaj emri i ekipit kampion në këtë kah të NBA-së do të mësohet në ndeshjen e shtatë dhe të fundit. Ashtu sikurse pritej, skuadra kampione e Warriors ka reaguar në këtë takim, por nuk ka qenë e lehtë pavarësisht fitores me 29 pikë diferencë.

Houston ka kryesuar ndeshjen deri në mesin e periodës së tretë, madje duke u shkëputur edhe deri në 18 pikë, por pa arritur të fitojë dhe të shpallet kampion. Mungesa e Chris Paul, i dëmtuar, u ndje shumë te miqtë në këtë sfidë edhe pse Harden realizoi 32 pikë, por i pambështetur sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Për Golden State, që luante para fansave të saj, shkëlqeu treshja Curry-Thompson-Durant, që së bashku realizuan 87 pikë, të pandalshëm në parket nga rivalët. Për pasojë, ashtu si në Lindje, fituesi do të shpallet në finalen e shtatë dhe të fundit, ndeshje që do të luhet në fushën e Houston.

Related posts

“FRIKACAKU” SOLARI/ Ja pse të gjithë po qeshin me veprimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

LËSHON NJË SHIGJETË PROVOKUESE/ Tradhëton Argjentinën, ja ekipi që zgjedh Maradona

Delo.autor

“Çmendet” Juventusi, paguan klauzolën e mesfushorit të Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment