Futboll Sport

TRAGJIKE/ Raporti mjekësor zbardh shkakun e vdekjes të Florijana Ismailit

Futbollistja me origjinë shqiptare, Florijana Ismaili, ndërroi jetë pak ditë më parë në Liqenin e Comos, teksa kishte shkuar me pushime së bashku me një shoqen e saj.

Vdekja e 24-vjeçares ngjalli shumë dyshime, teksa Florijana u gjet në thellësinë 204 metra nga një robot.

Në fillim u dyshua se futbollistja kishte humbur jetën për shkak të një sulmi në zemër, por prokurori i Comos, Nikola Piacente, ka hedhur poshtë këto dyshime, teksa raporti i parë mjekësor i vdekjes së 24-vjeçares tregon se shqiptarja kishte asfiksi akute.

Kjo asfiksi akute erdhi për shkak se Florijana kishte konsumuar shumë ushqim para se të futej në liqen për t’u larë.

Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes, thuhet në raport.

Autopsia e plotë e vdekjes së lojtares që luante për Zvicrën do të dalë pas një muaji.

Related posts

MODELJA SEKSI/ Viky Varga i befason fansat që në mëngjes, vendos duart…(FOTO)

Isa.Autor

BARAZIMI PA GOLA/ Kombëtarja luajti pa 11 titullarë ndaj Kazakistanit, ja mungesat…

Delo.autor

TRAGJIKE/ Piu ujë të ftohtë pas ndeshjes, futbollisti 27-vjeçar ndërron jetë

Delo.autor

Leave a Comment