Futboll Seria A Sport

FUTET NË GARË ME “ZIKALTËRIT”/ Juventus nis kontaktet për Romelu Lukaku, ja “karremi”

Dominimi i dukshëm i Juventusit në vitet e fundit kishte bërë të zbehej paksa armiqësia e vjetër me Interin. Por ajo mund të ringjallet nga një “deklaratë lufte” e mirëfilltë e bardhezinjve, të cilët në mënyrë të papritur duket se kanë filluar të interesohen për objektivin kryesor të merkatos së zikaltërve.

“Sky Sport” tregon për një interesim konkret të drejtuesve bardhezinj për Romelu Lukaku. Futbollisti belg nuk ka më hapësira në radhët e Mançester Junajtid dhe nuk ka një plan qendror nën urdhrat e Ole Gunar Solskjaer. Ai është një emër që Marota po ndjek prej kohësh dhe nëse nxënësi i tij, Paratiçi, do ia rrëmbente nga poshtë hundës, do të ishte një goditje shumë e rëndë për zikaltërit më shumë për imazhin.

Megjithatë, të njëjtat burime në Itali nuk përjashtojë mundësinë që kjo të jetë vetëm një manovër për të shqetësuar Interin, në një moment kur flitet gjithnjë e më shumë për një tjetër sulmeus, Mauro Ikardin, i cili mund të bëhet pjesë e bardhezinjve.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN E MERKATOS SË VERËS/ Ish-presidenti i Barcelonës: Kishim në dorë Mbappe, por…

Delo.autor

“LOS BLANCOS” NUK DI TË NDALET/ Pas një aksioni fantastik, ylli Benzema ndëshkon Alaves me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

TORTURUESE/ Lojtarët e Leisterit do të udhëtojnë 36 ORË për FUNERALIN e presidentit të tyre

Isa.Autor

Leave a Comment