Futboll Sport

REFUZON KALIMIN NË LIGËN TURKE/ Arbër Zeneli: Synoj transferimin në Angli e Spanjë, nuk e di se…

Firma me Fenerbahce është një ëndërr për shumë futbollist, por jo për Arbër Zenelin. Mesfushori i kombëtares kosovare ka refuzuar kalimin në Superligën turke, teksa ka bllokuar firmën e tij me verdheblutë.

Një vendim që është dhe argumentuar nga 23 vjeçari i Heerenveen, që përmes një mesazhi ka pohuar se dëshiron të transferohet në një kampionat më të fortë se ai turk.

“Respektoj tifozët dhe klubin e Fenerbahce, por unë dua të shkoj në ligat më të mëdha. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por dua të luaj në Angli, Spanjë, Gjermani dhe Itali”,-tha ai.

Mesazh mjaft domethënës ky nga ana e Zenelit, i cili në të shkuarën ka pohuar se është një tifoz i madh i Milanit, ndërkohë që njëkohësisht i mbyll derën Galatasaray, që kishte shfaqur interes për të.

Related posts

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Partizani përgatiten përsëri me shumë mungesa, synohet kthesa dhe…

Delo.autor

Partizani vijon të udhëheqë, Luftëtari në kërkim të golit të barazimit

Q.Autor

Mourinho: Sanchez, një prej më të mirëve në botë

Q.Autor

Leave a Comment