Futboll Seria A Sport

SHKËMBIM I “ÇMENDUR” NË MERKATO/ “Zonja e Vjetër” dhe Roma ndërrojnë kokë më kokë yjet…

jë shkëmbim i çmendur për merkaton vjen sot nga Italia, ku Juventusi dhe Roma, po thurin sërish një plan mes tyre, pas ndërrimit të Spinacolas me Pelegrinin.

zaniolo higuain

Është e përditshmja italiane, “Corriere dello Sport”, e cila shkruan se mes Juves dhe Romës mund të ketë një “kimi”, për të shkëmbyer Nikolo Zaniolon me Gonzalo Higuainin.

Ishte drejtori i ri i Romës, Xhanluka Petraki, i cili në ditën e prezantimit, foli për talentin e Romës, disa fjalë që duket se nuk janë përtypur mirë. “Ai duhet të jetë i përqendruar, të bëjë diferencën. Është e lehtë të kthesh në mit një lojtar, me vetëm 15 ndeshje në Seria A” – ishin fjalët e Petrakit, që më shumë se këshilla, duken sikur po e largojnë nga ekipi.

Nga ana tjetër, po Petraki, në konferencë thuri lëvdata për Gonzalo Higuainin, madje duke u shprehur se ai mund të ishte “Batistuta” i ri i Romës. Dhe çelësi për këtë shkëmbim, mund të jetë pikërisht Zaniolo, për të cilin duket se te Juventusi do të ishin të gatshëm ta merrnin.

Xhevahiri i Romës vlerësohet në shifrën e 60 milionë eurove, por me Higuainin, shkëmbimi mund të kryhej kokë më kokë sipas medias italiane. Gjithsesi, tashmë duhet parë se si do shkojë ky operacion.

Related posts

Zbulohet detaji i parë i duelit Joshua-Wilder…

Sadik.Autor

Frederik Veseli shikohët si zëvendësuesi ideal i ish-kapitenit Davide Astorin te Fiorentina

Q.Autor

Goli i Milot Rashicës surprizon edhe UEFA-n, ja çfarë shkruhet në faqen zyrtare (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment