Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Marc Marquez vendos “rregullat” në Gjermani, zhgënjen Rossi

Mark Markez, piloti spanjoll ishte fituesi i garës së Çmimit të Madh të Gjermaninsë në Moto GP.

Ishte kjo fitorja e pestë sezonale për spanjollin, i cili e nisi garën i pari dhe e përfundoi i pari, duke mos e diskutuar në asnjë xhiro vendin e parë.

Gara ishte një “detyrë” për t’u kryer për Markezin, i cili vetëm në xhirot e para pati vështirësi, derisa u shkëput nga rivalët.

Në këtë garë zhgënjeu shumë Valentino Rosi, i cili nuk u rendit më shumë se vendi i tetë me “Yamahan” e tij. Vendin e dytë e zuri Vinales, ndërsa pas tij podiumin e plotësojë Krutklou. Doviziozo e përfundoi garën në vëndin e pestë me “Ducatin” e tij.

Kjo fitore e çoi Markezin në një diferencë prej 58  nga vendi i dytë i klasifikimit dhe bën që spanjolli ta shohë titullin më pranë.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Fiorentina nuk përmbahet: pas Piatek vjen goditja “galaktike”

Delo.autor

FORMULA 1/ Rusia refuzon shkëmbimin e garave, në Shanghai merret vendimi ekstrem

Delo.autor

SFIDA NDAJ JANG BOJSAVE/ Alegri “bëhet me krahë”, Juventus kërkon të…

Isa.Autor

Leave a Comment