Futboll Sport

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR KARTONIN E KUQ/ Medel e Vidal dalin kundër gjyqtarit, ja reagimet e ashpra

Argjentina arriti të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Kilit, duke u renditur si e treta më e mirë në Kupën e Amerikës, megjithatë polemikat kanë vazhduar sërish. Ylli argjentinas akuzoi arbitrat për korrupsion dhe se duan të ndihmojnë Brazilin për të fituar Kupën e Botës.

Sakaq, Mesi u ndëshkua mbrëmë me karton të kuq pas përplasjes me Medel por të dy futbollistët, janë vënë kundër gjyqtarit. ata kanë pranuar se gjithçka mund të kalohej me karton të verdhë dhe se i kuqi ishte i tepruar.

“Jam dakord me Mesin. Me nga një karton të verdhë mund ta kalonte, por i kuqi duhej rishikuar. Kishte disa shtyrje por mendoj se gjyqtari duhet të kishte bërë më shumë në atë moment”, tha Medel.

Sakaq, në të njëjtën linjë është edhe Vidal që u shpreh se vendimi për t’i larguar ishte i ekzagjeruar. “Kishte një përplasje por lojtarët vetëm po shtyheshin. Nuk kishte asgjë të rrezikshme dhe prekje në fytyrë. Mendoj se kartoni i verdhë ishte i mjaftueshëm”, u shpreh Vidal.

Related posts

E BUJSHME/ Befason JUVENTUS, gati të “rrëmbejë” SUPER lojtarin e Man UNITED

Isa.Autor

Vetëm Milani mund ta bëjë, fut në luftë fuqitë e mëdha

Sadik.Autor

Barcelona – Real Sociedad, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment