Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

U PREZANTUA TEK PARMA/ Mbrojtësi shqiptar publikon mesazhin e lamtumirës: Dua të falënderoj… (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, u prezantua ditën e djeshme te skuadra e Parmës në Serinë A, teksa firmosi një kontratë 4 vjeçare.

Ndërkohë nëpërmjet një njoftimi në “Instagram”, 27-vjeçari i ka shprehur mirënjohje të thellë klubit të Kozencës për gjithçka që ai ka arritur me fanellën e kësaj skuadre. Dermaku nënvizon faktin se Kozenca e rriti si njeri, dhe i dha mundësi të luajë me Kombëtaren e tashmë në Serinë A.

POSTIMI I DERMAKUT NË “INSTAGRAM”:

“Dhe ja ku jemi, mirënjohje. Nuk është e lehtë të gjej fjalët për të përshkruar emocionin tim. Kam shpenzuar dy vite të mrekullueshme dhe të falënderoj Kosencën, është e fundit që mund të bëj. Kosenca më rriti si njeri, si futbollist dhe më dha mundësinë të luaj në Kombëtare e tashmë, të kaloj në divizionin më të lartë.

Kosenca më bëri të njoh njerëz të mirë, por mbi të gjitha, më dhuroi emocione të pabesueshme të cilat do t’i kujtoj gjatë gjithë jetës. Dua të falënderoj të gjithë, klubin, stafin, tifozët, qytetin që më bëri të ndihem si në shtëpi. Të gjithë ata që punuan në prapaskenë, magazinierët dhe të gjithë, të gjithë ata që udhëtuan me mua në këto dy vite. Nga sot, ju do të keni një fans më shumë. Faleminderit Kosenca! Shihemi këtu”.

Related posts

COVID-19/ Jo vetëm pjesëmarrjen në “Australian Open”, Djokovic rrezikon edhe vendin e parë në botë

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Akordi Juventus-PSG, gati shkëmbimi i “çmendur” për lojtarët…

Delo.autor

I THUR ELOZHE LIVERPOOL DHE DJEMVE TË TIJ/ Klopp: Grumbulluam 99 pikë, ja pse iu afruam perfeksionit!

Delo.autor

Leave a Comment