Bundesliga Futboll Sport

STËRVITJE ME VIDEO-KOFERENCË/ Shikoni si Bayern Munich driblon “Koronavirusin”

Shumëkush prej jush e ka ëndërruar të shohë një stërvitje të Bayern Munich. Kuptohet, e kemi fjalën për seancat e zakonshme, në kushte normale. Nëse nuk e keni pasur këtë privilegj, mund të “ngopeni” me stërvitjen online të gjigantëve bavarezë, e detyrueshme të zhvillohet e tillë këto ditë, kur pandemia e “Coronavirius” ka prekur krejt globin.

Meqë nuk lejohen grumbullimet, por të gjithë janë në karantinë, klubet e futbollit po përdorin alternativa të reja për të ruajtur kohezionin sportiv. Ndër to janë edhe stërvitjet me vodeo-konferencë, pra online, ku futbollistët udhëzohen të kryejnë ushtrime në shtëpitë e tyre.

Kështu, Manuel Neruer me shokë, në pritje të rifillimit të Bundesligës, që ende nuk dihet se kur do të ndodhë, po ushtrohen nga shtëpitë e tyre. Ata ndjekin përmes video-konferencës ushtrimet që duhet të kryejnë, në seanca që zgjasin nga 75-90 minuta. Stafi teknik demonstron gjithçka nga palsetra e klubit, ndërsa futbollistët bavarezë ushtrohen në të njëjtën mënyrë, në largësi, nga komoditeti që iu ofron banesa.

Related posts

SOT ME FAT/ Tottenham kalon në avantazh ndaj Leicester (VIDEO)

Delo.autor

Sureale në rrugët e Moskës, ariu i bie vuvuzelës i hipur mbi xhip (VIDEO)

Sadik.Autor

TË JASHTËZAKONSHËM/ Nuk përmbahet dyshja Benzema-Hazard, realizojnë dy SUPER GOLA ndaj Alaves (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment