Futboll La Liga Sport

Messi thyen një tjetër rekord, sërish mund Ronaldon

Kur duhet edhe një javë deri në përfundim të kampionatit spanjoll, Leo Messi ecën i sigurt drejt triumfit si golshënuesi më i mirë i kompeticionit, pasi deri tani ka 34 gola, 9 më shumë se ndjekësi më i afërt, Cristiano Ronaldo. Vështirë se portugezi mund të shënojë 10 gola në ndeshjen e fundit, kështu që argjentinasi pret vetëm të marrë trofeun personal, që i bashkëngjitet titullit kampion këtë sezon.

Por ai që konsiderohet gjerësisht si lojtari më i mirë në botë ka të sigurt edhe shpalljen si golshënuesi më i mirë në Europë këtë sezon. Në kontinent ndjekësi i tij më i afërt është me Mohamed Salah me 32 gola, por egjiptiani nuk ka më ndeshje për të luajtur që të rivalizojë. Akoma më mrapa është Harry Kane me 20 gola dhe Robert Leëandoëski me 29, po aq sa Ciro Immobile në Itali.

Në këtë mënyrë Messi do të thyente një rekord “Këpucësh të Arta” në Europë, pasi praktikisht e ka fituar për herë të pestë këtë trofe personal. Dhe në këtë rekord kalon rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldo-n, i cili ka vetëm 4. Për herë të parë argjentinasi e ka fituar Këpucën e Artë në sezonin 2009-2010, me 34 gola në 35 ndeshje. Kështu që javën tjetër do t’i duhet të bëjë vend në bufe për trofeun e radhës.

Leo e mposht Ronaldo-n edhe në kampionat, pasi është shpallur 5 herë si golshënuesi më i mirë, ndërsa Portugezi 3, ndërsa Këpucën e Artë e ka fituar 1 herë me Manchester United dhe 3 herë me Real Madrid. Për më tepër, Messi i ka shoqëruar në tre raste trofetë personalë me titullin kampion me Barcelona-n, ndërsa Ronaldo vetëm në një rast, në sezonin 2007-2008, kur fitonte titullin në Premier League.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË DERBI NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Dede: Ishte një ndeshje e vështirë, më vjen keq që arbitri…

Delo.autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Partizani largon portierin, Skënderbeu dhe Flamurtari në “gjumë”. Ja të gjitha lëvizjet

Delo.autor

PO LUFTON ME JETËN/ Sulm horror me thikë, tifozi i Manchester Unitedit mori goditjen në…

Delo.autor

Leave a Comment