Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ Babai i Neymar i përgjigjet PSG-së, ja arsyeja e mungesës në stërvitje…

Babai i Neymar, i është përgjigjur PSG-së pas reagimit zyrtar se klubi do të marrë masa ndaj djalit të tij, pasi 27-vjeçari nuk ishte në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Pavarësisht nga raportimet se Neymar do të transferohet në Barcelonë, babai i Neymar ka pohuar se djali i tij është në të vërtetë duke bërë punë bamirësie.

“Arsyeja për mungesën e tij është e njohur dhe është e planifikuar për më shumë se një vit,” u deklarua ai.

“Neymar po punon me organizata bamirëse dhe kjo gjë nuk mund të ndryshohet, kështu që ai do të kthehet më 15 korrik. Nuk ka dramë. PSG është njoftuar”, tha ai.

27-vjeçari duhet të kthehet në stërvitje të hënën pas pushimit veror.

Related posts

E SHTUNA SPORTIVE/ Bundesliga “ndizet” me Borussia-Bayern, Genoa pret Napolin

Isa.Autor

“ËSHTË I BEKUAR NGA ZOTI”/ Habit sulmuesi argjentinas: Ja pse zgjedh Ronaldinhon në vend të “Pleshtit”

Delo.autor

KËRKOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Manchester City gati ofertën për yllin e La Liga-s…

Delo.autor

Leave a Comment