Futboll La Liga Sport

NIS FAZA PËRGATITORE TEK REAL MADRID/ Hazard prezantohet me Zidane dhe shokët e skuadrës

Real Madridi i Zinedine Zidane ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri.

Eden Hazard, Ferland Mendy, Rodrygo Goes, Luka Jovic e talenti japonez, Takefusa Kubo, u grumbulluan për herë të parë për të qenë nën urdhëratë e Zinedine Zidanes.

Gareth Bale, me të ardhmen në ajër gjithashtu iu bashkua ekipit për të kryer testet mjekësore para se të niset drejt Amerikës.

Zidane ka në dispozicion pothuajse të gjithë lojtarët, përveç Casemiros, Eder Militaos, që luajtën me Brazilin në Kupën e Amerikës si dhe Vallejo e Ceballos, të cilët ishin pjesë e triumfit të Spanjës në Evropianin e 21-vjeçarëve.

Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Arsenal – këta janë tre kundërshtarët e Los Blancos në parasezonin që do të zhvillojnë në Amerikë, ndërsa më pas do të kthehen në Evropë për t’i zhvillua dy ndeshje miqësore, në Audi Cup në Gjermani.

Dita e parë e Eden Hazard në qendrën stërvitore të Real Madridit, takimi me Thibaut Courtois, shokun te skuadra e Belgjikës.

Related posts

Shënon golin e jetës por përjeton zhgënjimin më të madh (Video)

Sadik.Autor

Diego Costa: Mua më kritikojnë, por unë replikoj me GOLAT në ndihmë të skuadrës

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Premier League nxiton të riprogramoj sezonin, luhet në fushë neutrale dhe…

Delo.autor

Leave a Comment