Futboll Seria A Sport

IU BASHKUA EKIPIT TË INTER KËTË VERË/ Lazzaro thur elozhe: E ndjej punën e trajnerit Conte në…

Një nga emrat që i’u bashkua së fundmi skuadrës së Interit është dhe ai Valentin Lazaros, që prej ditës së djeshme lojtari ka qenë në dispozicion të teknikut Antonio Conte, në përgatitjet në Lugano.

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Interit në Youtube, anësori austriak i ardhur nga Hertha e Berlinit tregoi se ka përqafuar menjëherë mënyrë ne punës së trajnerit italian.

“Është vetëm dita e dytë e përgatitjeve, por të gjithë kemi përqafuar mënyrën e punës së Antonio Contes. Jemi në fillime, por po punojmë me seriozitet dhe e ndjejmë peshën e përgatitjeve në këmbët tona, që janë rënduar tashmë”, tregon Lazaro.

Anësori austriak flet me superlativa edhe për shokët e rinj të skuadrës, të cilët i kanë qëndruar pranë në këto ditë të para të aventurës ‘zikaltër’, ndërsa zbulon se përkthyesin po e bën kroati Perisic.

“Ambienti është fantastik dhe të gjithë shokët e skuadrës më kanë pritur mjaft mirë, duke më ndihmuar të përshtatem sa më shpejt. Ivan Perisic po më qëndron më pranë, pasi bën edhe përkthyesin, derisa të përmirësoj italishten”.

Ndërsa kur u pyet se si po e pret daljen e tij të parë me fanellën e Inter,Lazzaro, u shpreh: “Do të jetë një ndjenjë e veçantë kur ta veshë këtë bluz për herë të parë, mezi po e pres”.

Related posts

PO NDODH/ HIGUAIN po kryen testet mjekësore tek MILANI, tifozët në delir

Isa.Autor

ANALIZON SITUATËN NË “CAMP NOU”/ Jabois: Ajo që i ndodhi me Figon po përsëritet fatkeqësisht te Barcelona

Delo.autor

NDALET ME BARAZIM NGA FIORENTINA/ “Zonja e Vjetër” bën hapin e parë fals në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment