Futboll Sport

Nëna e Cavanit frikëson Francën: Edinsoni do të jetë në fushë kundër “gjelave”…

Edinson Cavani po e mban në ankth të madh tërë Uruguajin. Sulmuesi i PSG-së, heroi i kualifikimit të të tijve në çerekfinale të Kupës së Botës, duke shënuar dy gola kundër Portugalisë. Në atë ndeshje, që i çoi të besuarit e Oscar Tabárez në çerekfinale të Botërorit 2018, Cavani pësoi një lëndim, që e ka lënë atë të paaftë për t’u trajnuar gjatë gjithë javës.

Një ditë para ndeshjes vendimtare kundër Francës, nëna e Edinson Cavanit dëshironte të dërgonte një mesazh shprese: “Ishim dje të shoqëroheshim me të. Edi është me të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë të njëjtë.

Ai nuk e humb shpresën, kemi shumë besim. Por ne duhet të presim dhe të shohim shërimin me trajtimet që po bën. Ai dhe unë kemi besim se mund t’ia dalë”, – tha Berta Gómez në “Teledoce”, duke lënë hapur një derë për pjesëmarrjen e të birit në çerekfinale të “Rusia 2018”.

Related posts

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ De Gea RINOVON me Man United, do të paguhet njësoj si…

Isa.Autor

VAZHDON ME GODITJET NË MERKATO/ Barcelona gati 20 milionë euro për lojtarin e klubit spanjoll…

Delo.autor

Jankto kërkohet nga gjysma e Evropës, pritet shitja më e shtrenjtë në histori të Udineses

Delo.autor

Leave a Comment