Futboll Seria A Sport

PRANË TRANSFERIMIT TEK JUVENTUS/ Shikoni çfarë i bëjnë De Ligt në Holandë (FOTO)

Matthijs De Ligt është një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim, dhe është shumë afër transferimit tek Juventusi.

Mbrojtësi po stërvitet me Ajaksin, duke pritur që të arrihet marrëveshja midis dy palëve. Ndryshe nga nga sjelljet që bëjnë të tjerët, si ajo e Nejmar i cili nuk u shfaq në stërvitje me PSG, për tu transferuar tek Barcelona, De Ligt po kalon kohën e fundit me shokët e tij tek Ajaksi, duke pritur që Juventusi, të gjejë marrëveshjen përfundimtare me klubin holandez.

Ndërkohë në Holandë, kanë filluar të shesin fanellën e Juventusit me emrin e 19-vjeçarit.de ligt

Tifozët e Juventusit, gjithashtu e kanë mbushur plot llogarinë e De Ligt në “Instagram”, me mesazhet, “Ne po të presim ty në Torino, për të blinduar mbrojtjen dhe për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.” Në sezonin e fundit ishte pikërisht ylli holandez që eliminoi bardhezinjtë nga Liga e Kampionëve.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Lazio. Rezultati 2-1

Delo.autor

OFERTË 175 MILIONË EURO NGA CHELSEA? Habitet Haaland: Janë shumë para…

Delo.autor

Shkodran Mustafi: Kishim objektivat të mëdha/ Tani vetem Europa League mund t’ia shpëtojë sezonin Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment