Futboll Sport

E AKUZOJNË PËR SIMULIME/ NEYMAR ankohet se gjyqtarët janë të padrejtë ndaj tij

Neymar e ka kritikuar gjyqtarin Jair Marrufo për kartonin e verdhë për simulim dhe mohimin e penalltisë në fitoren e Brazilit 5-0 ndaj El Salvadorit të martën në SHBA. Sulmuesi i Paris Saint-Germain u ndëshkua me karton të verdhë pak para përfundimit të pjesës së parë në “FedExField” në Washington, pasi kishe simuluar brenda zonës së portës kundërshtare.

Derisa Neymar s’u ankua në atë kohë, ai shprehu mllefin e tij pas ndeshjes miqësore, duke thënë se Marrufo kishe marrë vendim të gabuar për ta ndëshkuar me karton të verdhë, në vend se të akordojë penallti në favor të tij.

Kjo s’është hera e parë që Neymar shkakton polemika, pasi 26-vjeçari u kritikua ashpër për sjelljet e tij gjatë Kupës së Botës këtë verë në Rusi. “Mungesë respekti jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj bashkëlojtarëve ti”, tha Neymar për gjyqtarin.

“Të luash me karton të verdhë është gjë e ndërlikuar. Ai vjen për ta drejtuar një ndeshje të ekipit kombëtar të Brazilit, i cili është shumë i madh, dhe e bën këtë… nuk mendoj se është në rregull. Nëse nuk do të më japë penalti, s’ka gjë, ama kartoni i verdhë ishte i panevojshëm”, shtoi ai.

Related posts

U MUNDËN NGA SKËNDERBEU/ Gjici: “Objektivi i Kukësit nuk ndryshon”

Isa.Autor

“Ylli” i Man United merr 500 mijë paund në javë, por GOLIN E FUNDIT e ka shënuar në MARS

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH/ Man United del kundër Mourinhos, gati oferta për RINOVIM

Isa.Autor

Leave a Comment