Futboll Sport

MPOSHT TENISTEN AMERIKANE NË TRI SETE/ Williams kualifikohet në gjysmëfinale të “Wimbledon”

Serena Williams e ka mposhtur Alison Riske për të arritur gjysmëfinalen e Wimbledonit.

23 herë kampionia e grand slameve e mundi tenisten e njohur amerikane në tri sete, 6:4, 4:6, 6:3 dhe në gjysmëfinale e pret fituesen e çerekfinales tjetër mes britanikes Johanna Konta dhe çekes Barbora Strycova.

Williams është në kërkim të titullit të tetë në Wimbledon dhe titullit të parë grand slam që prej janarit të vitit 2017.

“Jam e lumtur që ia dola. Ajo luajti vërtet mahnitshëm dhe për të ardhur këtu i ka mposhtur shumë teniste të mëdha”, tha Serena.

Related posts

Juventusi mund të huazojë Rolando Mandragora, tek Atalanta ose Sampdoria

Sadik.Autor

Dea Gea drejt largimit nga United, kërkon me çdo kusht Realin

Q.Autor

MUND TË MUNGOJË 9 MUAJ/ Ja momenti i dëmtimit të Asensios në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment