Basketball Sport

“YLLI I NBA”/ Stephen Curry rikthehet në tapet, Golden State humbet ndaj Detroit

Stephen Curry u kthye në parket pas dëmtimin në kavilje, por që nuk mundi ta festojë atë siç duhet. Skuadra e tij Golden State humbi në ndeshjen e saj të radhës në NBA ndaj Detroit me rezultatin 111-102 edhe pse basketbollisti e mbylli këtë sfidë me 27 pikë të shënuara në 36 minuta aktivizim.

Për Pistons që iu gëzuan kësaj fitoreje, protagonistë u bënë Griffin ,e 26 pikë e Drummond me 16 pikë e 19 topa në tabelë. Mjaft mirë u paraqitën edhe Jackson me 17 pikë e Johnson me 109.

Për Toronton gjithçka po shkon siç duhet në këtë sezon. skuadra kanadeze mundi Cleveland 106-95 dhe ruan kryesimin në Konferencën e Lindjes me një bilanc prej 20 fitores dhe 4 humbjesh. krejt e kundërta po ndodh me Cavaliers që ndodhet në vendin e fundit me 4 fitore e 18 humbje. Fitore shënoi edhe Bostoni që është në kërkim të vazhdimësisë në paraqitjet e tij. Skuadra e Celtics mposhti Minnesotën 118-109 ku ai që spikati më shumë ishte Hayward me 30 pikë, 9 topa në tabelë e 8 assist.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Chelsea dëshiron talentin italian, 50 milionë euro për…

Delo.autor

E BUJSHME/ Flitet për një largim të mundshëm, në Itali zbulojnë lëvizjen e fundit të portierit Strakosha

Delo.autor

COSTA “NDEZ” ATMOSFERËN/ Ne gjithmonë duam ta mundim Realin, edhe ata…

Isa.Autor

Leave a Comment