Futboll Ligue 1

PSG, Marquinos ka një mesazh prekës për Lucas

Marquinhos i ka dedikuar një mesazh prekës shokut të tij Lucas pas transferimit të këtij të fundit te Tottenham-i.

“Kampion, vëllai im!” Një thirrje që do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që e kanë parë nga afër miqësinë mes dy lojtarëve. Të mërkurën, rrugët e dy futbollistëve brazilianë u ndanë, por mbrojtësi i PSG-së i ka drejtuar një mesazh prekës ish-sulmuesin e krahut të parisienëve.

“Vëlla, faleminderit për çdo moment që kam jetuar afër teje gjatë këtyre 5 viteve së bashku! Në fillim, një shok skuadre i cili më ndihmoi shumë kur erdha në Paris, sot një vëlla dhe dëshmitar në martesën time. Shko dhe argëtohu!”, shkruan Marquinos në llogarinë e tij në Twitter.

Tottenham e bleu sulmuesin anësor të Paris Saint-Germain Lucas Moura për një shumë që mendohet të jetë rreth 30 mln euro. Braziliani 25-vjeçar, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në 2023, është blerja e pestë më e shtrenjtë e Spurs-ave.

Related posts

DERBI BARAZIM NË “PAQE”/ Getafe i merr 1 pikë “Los Blancos” dhe rikthehen në zonën Champions

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi i bën dhuratën e fundit Longos, vjen firma me ish-futbollistin e Skënderbeut

Delo.autor

Gennaro Gattuso do të rinovojë kontratën me Milan

Q.Autor

Leave a Comment