Futboll Sport

TRIUMFOJNË NË FUSHËN ESTONISË/ Shkëndija hedh hapin e sigurt drejt kualifikimit (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka hedhur një hap shumë të sigurt drejt kualifikimit në turin e dytë të Ligës së Kampioneve duke fituar në transfertë në fushën e kampionëve të Estonisë, Nome Kalju.

Skuadra e Qatip Osmanit jo vetëm që ka fituar, por e ka bërë një gjë të tillë duke dominuar plotësisht ndeshjen, ndonëse e mbylli vetëm 1-0 falë një penalltie.

Që  në pjesën e parë tetovarët krijuan disa raste për shënim dhe iu afruan më shumë golit, duke goditur edhe shtyllën me Radeskin.

Ata nuk ulën ritmin as në pjesën e dytë duke e kërkuar me ngulm golin që do të bënte më të lehtë rrugëtimin e tyre.

Ai erdhi vetëm falë një penalltie pak minuta para fundit të ndeshjes, kur Ibraimi me saktësi dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare për t’i dhënë një avantazh të rëndësishëm skuadrës së tij drejt kualifikimit.

Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme, ndërsa fituesja e këtij çifti, në turin e dytë përballet me fituesen e çiftit Sëlltik-Sarajevo.

Related posts

BËN MERKATO TË DOBËT/ Kane: Mungesa e transferimeve na dha më shumë vetëbesim

Isa.Autor

SFIDA NDAJ CROTONE-S/ Trajneri Pirlo: Është një ndeshje e rëndësishme për të vazhduar luftën për titull

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Thyhen zviceranët, Lukaku çon në avantazh Belgjikën (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment