Futboll La Liga Sport

EDEN HAZARD-MESSI/ “El Clasico” në merkato përfundon barazim, ja arsyeja befasuese

Eden Hazard është lojtari më i shtrenjtë në kampionatin spanjoll dhe këtë çmim duhet ta ndajë me Lionel Mesin. Vlera e dy lojtarëve në merkato ka ndryshuar kohët e fundit dhe argjentinasi i Barcelonës ka humbur 10 milionë euro.

Për momentin kartoni i të dyve vlerësohet 150 milionë euro. Diferenca përpara një viti mes dy lojtarëve ka qenë 70 milionë euro. Në 31 majin e vitit 2018 Leo Mesi kishte një vlerë 180 milionë euro në merkato, ndërsa Hazard 110 milionë. Botërori fantastik që bëri belgu me kombëtaren e tij në Rusi dhe sezoni i shkëlqyer me Çelsin sollën frytet duke ia rritur vlerën me 40 milionë euro.

Në rastin e Mesit vlen të përmendet ndryshimi i moshës së tij nga 31 në 32 vjeç, i cili është një element i rëndësishëm në vlerën e tregut. Kjo është arsyeja kryesore pse nga një vit në tjetrin ai ka humbur 30 milionë. Kjo do të thotë se “El Clasico” i parë mes dy lojtarëve më të mirë të Spanjës përfundon në barazim. Duhet të presim të tjerat për të kuptuar se cili prej dy futbollistëve do ta bëjë ligjin në La Liga.

Related posts

RASTI I ARTË/ E pabesueshme çfarë bën Rashford nga penalltia (VIDEO)

F.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchster City-Southampton. Rezultati 0-0

Delo.autor

NEYMAR I PANDREQSHËM/ Ylli brazilian refuzoi të stërvitej para Championsit, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment