Futboll Seria A Sport

PAS GOLIT “ALLA DEL PIERO”/ Një snajper nga distanca, Dybala në gjurmët e “Pleshtit”

Pas golit “alla Del Piero”, tashmë Juventusi ofron edhe golin “alla Dibala”. Goditja e harkuar me të majtën nga jashtë zone, shpeshherë në shtyllën e dytë, është specialiteti i numrit 10 bardhezi, i cili jo vetëm mbylli ndeshjen me Bolonjën, por në të njëjtën kohë konfirmoi momentin e artë të argjentinasit në këtë sezon dhe faktin se pikërisht 26-vjeçari ka qenë lojtari më në formë dhe më protagonist i sulmit të “Zonjës së Vjetër”.
unnamed
Goditjet e Dibalës tashmë janë bërë aq të frikshme, por njëkohësisht edhe spektakolare, sa edhe uebsajti i UEFA-s nuk ka qëndruar indiferent, duke ofruar të gjitha golat e ngjashëm të juventinit, si ai i shënuar mbrëmjen e të hënës në stadiumin “Dall’Ara”, për të vlerësuar gjestin balistik të argjentinasit. “Specialiteti është i shërbyer”, postonte UEFA, ndërsa poshtë tij ndiqte video me perlat e futbollistit amerikano-jugor.
2122686-344072743
SI MESI – Madje, këto magjira të Paulo Dibalës, sidomos saktësia që sulmuesi tregon nga jashtë zonës së rreptësisë kundërshtare, kanë tërhequr vëmendjen edhe të uebsajtit statistikor “OPTA”, i cili ka marrë në shqyrtim 5 sezonet e fundit të pesë kampionateve më të rëndësishme të kontinentit. Studimi nënvizon se nga sezoni 2015-2016 e deri më sot, vetëm Lionel Mesi ka goditur drejt portës rivale më shumë topa në rrjetë sesa Dibala.
Ylli i Barcelonës dhe shoku i kombëtares së Paulos ka realizuar 40 gola nga jashtë zonës rivale, ndërsa juventini ka goditur në “thes” 20 herë, që kur ka veshur bluzën bardhezi. Sikur të mos mjaftonte kjo, Paulo Dibala ka konfirmuar edhe trendin pozitiv kur sheh përballë Bolonjën. Të hënën në mbrëmje, numri 10 i “Zonjës së Vjetër” e goditi për të shtatën herë rivalin kuqeblu, ndërkohë që ky ishte goli i tij i tetë në Serinë A dhe i 14-ti sezonal (1 në Superkupën e Italisë, 2 në Kupën e Italisë dhe 3 në Champions).

Të tjera shifra që tregojnë efikasitetin e Dibalës në lojën juventine janë edhe 87.5 për qind saktësi në pasime (1060 të ofruara, nga të cilat 928 të sakta), apo edhe 4 asiste dhe 48 raste për gol të ndërtuara personalisht. Shkurt, kjo Juve nuk mund të bëjë pa Dibalën!

Related posts

Të gjitha shifrat e sezonit në Serie A…

Sadik.Autor

FOTO/ Ndryshon pamjen, Neymar i pret flokët çuditshëm

Q.Autor

“KEMI LUFTUAR GJATË GJITHË SEZONIT”/ Mesfushori Casemiro analizon: Diçka duhet të ketë ndryshuar…

Delo.autor

Leave a Comment