Futboll Premier League Sport

ISH-KAPITENI BRAKTIS ARSENAL/ Laurent Koscielny nuk pranon të udhëtojë me “Topçinjtë”, ja shkaku

Kapiteni i Arsenalit, Lorient Koshielni nuk ka pranuar të udhëtojë së bashku me skuadrën drejt Amerikës, për të nisur përgatitjet para sezonale. Mbrojtësi kërkon me çdo kusht të largohet nga Londra, teksa kë në duar oferta nga skuadra të kampionatit francez. 33-vjeçari dëshiron të luajë në vendlindje, teksa Bordo dhe Lioni  mbeten destinacionet më të mundshme.

Sakaq, Koshielni ka edhe një vit kontratë me topçinjtë, ndërsa me këto lëvizje kërkon të detyrojë drejtuesit e anglezëve ta lenë të lirë. Por, Arsenali dëshiron ende të ketë shërbimet e mbrojtësit, përsa kohë është nën kontratë. Megjithatë, pas nëntë viteve si lojtar i ‘The Gunners’, lojtari duket i vendosur për t’u larguar.

Në këtë formë, pavarësisht zhgënjimit nga sjellja e mbrojtësit, drejtuesit e londinezëve janë vënë me shpatulla pas murit. Nëse, Arsenali dhe Koshielni ndajnë rrugët, atëherë shiriti i kapitenit me shumë mundësi do të kalojë te mesfushori Granit Xhaka.

Related posts

United e gjen në Real Madrid pasuesin e Michael Carrick

Q.Autor

Trajneri aktual i Shqipërisë, kur Barça ndëshkohej nga Kristian Panuçi

Q.Autor

NBA/ Ja 10 lojtarët më të paguar të sezonit të ri, LeBron jashtë podiumit

Delo.autor

Leave a Comment