Futboll Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ BEER SHEVA/ Trajneri Starova: më vjen keq që nuk fituam, shpresojmë…

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, foli pas barazimit 1-1 ndaj Hapoel Ber Sheva, ku deklaroi:

Sa i kënaqur je nga loja?

Jam i kënaqur nga loja, pa modesti them se luajtëm më mirë se kundërshtari, dihen vlerat e tyre. Po të ishim me fat, në kundërsulme, do ia dilnim. Kjo është një skuadër me talente, dhe e nxjerr golin dhe nga individi. Bëmë një lojë të mirë, u kënaq edhe tifozi, por më vjen keq që nuk fituam. Barazimi është jo i merituar për Hapoelin, por ky është futbolli. Duhet ta pranojmë.

I pakënaqur nga vonesat në pasime…

Nuk ishte si gabim i skuadrës, por i individit, që të mos humbim asnjë sekondë për të vertikalizuar. Sulmuesi ynë bëri shumë mirë. Edhe me Xhixhën e Shehun, kishim raste për të shënuar. Punuam, dhe besuam se do i kapnim në befasi. I kam parë 4-5 ndeshje e Hapoelit të fundit, dhe pikat e dobëta i kanë në mes të mbrojtjes. Edhe goli i pësuar, ishte meritë e atyre, sepse skuadra ishte e rreshtuar mirë, por klasi i tyre të bën të ndëshkohesh.

Ndeshja e kthimit…

Nuk kemi çfarë ndryshojmë. Ne do bëjmë lojën tonë. Ata kanë 25 lojtarë, dhe konkurrencë në çdo repart. Ne do bëjmë lojën tonë, lojtarët kanë marrë eksperiencën e tyre në këtë turne. Shpresojmë që edhe atje të bëjmë një figurë të mirë.

Kualifikimi i mundur?

Goli jashtë fushe vazhdon të penalizon. Lamë terren, sepse kështu mund ta përballonim këtë skuadër. Por, kaq janë mundësitë e skuadrës. Të gjithë dhanë maksimumin. Hapoeli është favorit me 1-1, por ne nuk kemi çfarë humbim. Është kënaqësi. ME datë 18, shpresoj që lojtarët të jenë me të njëjtat fuqi i për këtë skuadër. Ne shkojmë për të fituar lojën.

Related posts

Ovrebo dhe gabimet e famshme 9 vjet më parë: Vazhdoj të marr kërcënime për jetën!

Q.Autor

HUMBJA NDAJ TOTTENHAMIT/ Zemërimi i tifozëve: Hazard do të largohet për fajin tënd

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment