Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Ronaldo largoi trajnerin Sarri, ja çfarë kushti i vendosi Agnellit!

Largimi i menjëhershëm i Maurizio Sarrit ka një prapaskenë të fortë. Portugezi Cristiano Ronaldo ndikoi shumë në këtë vendim, pasi ishte ai që u kërkoi drejtuesve të pushonin teknikun nga puna.

35-vjeçari vendosi veton dhe ia bëri të qartë presidentit Andrea Agnelli se do të largohej në rast se qëndronte Sarri. Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka patur marrëdhënie të mira me trajnerin, madje ky i fundit nuk fitoi asnjëherë zemrën e lojtarëve.

Presidenti Andrea Agnelli ka pranuar këshillën e portugezit dhe ka pushuar italianin. Ai nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe donte të pushonte trajnerin pa mbaruar ende sezoni, por eliminimi nga Lyoni ishte goditja finale.

Related posts

Balotelli iu kundërvu pas fjalëve për vdekjen e Astorit, Dani Alves kërkon falje

Q.Autor

VAZHDON REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Ja 6 emrat që Ronaldo kërkon tek Juventusi në verë (FOTO)

Delo.autor

Super Bale, tripletë me Uellsin ndaj Kinës

Sadik.Autor

Leave a Comment