Gossip

JUVENTUS NIS MBARË SEZONIN E RI/ Përuron hotelin që ka vetëm… (FOTO)

Klubi i Juventusit vijon të jetë disa hapa para skuadrave të tjera italiane, në aspektin organizativ, pasi ishe i pari që ndërtoi një stadium personal, duke rritur ndjeshëm arkëtimet nga shitja e biletave dhe sponsorët e ndryshëm.

Hapi i radhës i bardhezinjve është “J Hotel”, një hotel i ndërtuar pranë qendrës stërvitore të Juventusit, Continassa dhe vetëm 600 metra larg stadiumit “Allianz” të Torinos, gjithashtu në pronësi të “zonjës së vjetër”.

Klubi i Juventusit ka 40% të pronësisë së “J Hotel”, i cili pritet të strehojë futbollistët bardhezinj që nuk kanë gjetur akoma rezidencën e tyre si Rabiot, Ramsey dhe vetë Maurizio Sarri, por edhe të gjithë skuadrën, në rastet e grumbullimeve para ndeshjes.

Pjesa e dedikuar për klubin bardhezi është hapur tashmë, ndërsa më 23 gusht do të hapet i plotë hoteli, që do të shërbejë edhe për publikun, pasi çdo njeri mund të shkojë për të kaluar një natë aty.

Hoteli është ndërtuar në një hapësirë prej 11.200 metrash katrorë, ka 4 yje, 138 dhoma, një restorant me kapacitet për 200 persona dhe salla te ndryshme konferencash e qendra SPA, ndërsa një dhomë në “J Hotel” do të kushtojë minimalisht 118 euro për natë.

Related posts

Monako sfidon pronarët e F1, sjell në “pistë” vajzat bukuroshe (FOTO)

Sadik.Autor

NJIHET PËR FORMAT BOMBASTIKE/ Alexa Dellanos, bukuroshja seksi që “çmendet” pas… Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

“Botërori” i bukurosheve në tribuna, publikohet albumi fotografik për t’u mos u humbur (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment