Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS VENDIMIT TË RËNDË NGA CAS/ Ja çfarë pritet të ndodhë me Skënderbeun

Pas vendimit të KAS-it, i cili la në fuqi dënimin me 10 vite të Skënderbeut si dhe një gjobë prej 1 milionë euro, në klubin korçar priten ndryshime rrënjësore.

Varianti i parë është që Takaj të bëjë një sforco ekonomike dhe të përqendrohet më shumë te zbulimi i talenteve të reja, me qëllim marketingu dhe ndërthurjen me elementët e tjerë me përvojë për të mbajtur në zonën europiane Skënderbeun që të shlyejë dënimin. Por, 10 vite janë shumë dhe në kushte të tilla do të ishte tejet e vështirë që cilido qoftë të mbajë një projekt të tillë.

Ardian Takaj

Varianti më i mundshëm është ai i ndërrimit të emrit të Skënder beut, tani që edhe Akademia Skënderbeu ka filluar të funksionojë zyrtarisht. Kjo përkthehet me tri vite “vuajtje” deri në kthimin në Superiore e më pas gjithçka është gati për Europën. Një variant ky i njohur edhe nga klube të tjera në Europë. Ndërsa së fundmi mund të kemi edhe një largim të Takajt drejt një ekipi tjetër apo edhe përfundimisht nga futbolli, duke e lënë Skënderbeun në mes të rrugës.

Related posts

BARAZIM NË “STAMFORD BRIDGE”/ Hazard shpëton Chelsean me një magji në minutën e fundit

Delo.autor

FLET PËR AVENTURËN TEK INTER DHE TË ARDHMEN/ Spalletti rrëfen: Nuk po e mendoj, jam me kujtimin që…

Delo.autor

PËSOI ATAK KARDIAK DHE QËNDROI 42 ORË NË KOMA/ Historia e ish-lojtarit të Romës, e mbylli me futbollin në moshën 33-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment