Futboll

Klubi gjerman bën ofertë të majme për yllin e Milanit

RB Leipzig i ka bërë përpjekjet e para për të nënshkruar me yllin e Milanit, Hakan Calhanoglu, raporton CalcioMercato.

Turku u transferua në Milan nga Bayer Leverkusen verën e kaluar për një shumë rreth 20 milionë euro. Ai e ka pasur të vështirë të gjejë vend në formacionin startues të Vincenzo Montella, megjithatë, tani nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos, ai është duke e gjetur veten më mirë.

23-vjeçari i ka shënuar dy gola në 18 paraqitje për Milanin këtë sezon.

CalcioMercato mëson se RB Leipzig tani e sheh turkun si zëvendësuesin e përkryer të Naby Keitas, i cili në verë do t’i bashkohet Liverpoolit.

Related posts

RITHEHET TEK FITORJA/ Barcelona lë pas zhgënjimin dhe mposht Huaska-n falë De Jong

Delo.autor

ICARDI DREJT RIKTHIMIT NË ITALI/ Dy klube në garë për ish-kapitenin e Interit, ja emrat

Delo.autor

MAHNITET NGA BRUNO FERNANDES DHE LËSHON DEKLARATËN/ Legjenda e Manchester United: Ajo që ai po bën është fenomenale

Delo.autor

Leave a Comment