Futboll Seria A Sport

ICARDI DREJT RIKTHIMIT NË ITALI/ Dy klube në garë për ish-kapitenin e Interit, ja emrat

Mall për Italinë, dëshirë për Milanon dhe largim nga Parisi. Janë këto qëllimet e Mauro Ikardit, që më parë duhet të kuptojë se çfarë do të bëjë PSG me kartonin e tij. Argjentinasi është i huazuar dhe për ta mbajtur në ekip, Al Khelaifi duhet të shpenzojë 70 milionë euro.

Sheiku mund ta blejë e ta përdore për sezonin e ardhshëm por edhe si mall shkëmbimi gjatë verës së ardhshme. Milano përbënë një zgjedhje jete sepse Ikardi dëshiron të jetojë aty me familjen, ndaj këtu mund të hyjë në lojë Milani. Vjet në verë kuqezinjtë menduan seriozisht për sulmuesin, por kosto e kartonit dhe paga e tij ishin e vazhdojnë të jenë problem serioz për buxhetin e kufizuar kuqezi.

Vështirë që mbi këtë çështje të hidhet dritë përpara 30 qershorit, sidomos me kampionatet e pezulluara që duket se do të vazhdojnë përtej asaj date. Menaxherja Uanda Nara po ndërton axhendën e takimeve e njëri syresh mund të jetë me Juventusin.

Edhe torinezët janë të interesuar për Ikardin teksa Interi nuk duket se planfikon të bëjë të njëjtën rezistencën si një vit më parë. Për sa kohë arkëtojnë 70 milionë euro, zikaltërit janë gati të lejojnë ish-kapitenin që të shkojë kudo, fundja Torino me Milanon janë afër dhe Ikardi nuk do ta kishte problem këtë distancë minimale që do ta ndante nga familja…

Related posts

SPEKTAKOLAR/ GOL SHQIPTARËSH tek Arsenali: Mustafi feston me SHQIPONJË (VIDEO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Molde e fortë për Laçin, kurbinasit me një këmbë jashtë Evropës

Isa.Autor

PLAS TEK BARÇA/ Ish-lojtari i KATALANASVE: Duhet të LARGOHESHA nga MESSI

Isa.Autor

Leave a Comment