Futboll Sport

PROBLEME ME AUTORITETET SPANJOLLE/ Kthimi i Neymar tek Barcelona komplikohet, ja shkaku befasues

Kthimi i Neymar tek Barcelona komplikohet gjithnjë e më shumë. Pavarësisht se të gjitha palët e përfshira janë të gatshme që ta mbyllin këtë operacion.

Lojtari ka shprehur në mënyrë të përsëritur gatishmërinë e tij për t’u rikthyer në katalonjë , madje dhe dje kur u pyet për kujtimin më të bukur në futboll, zgjodhi ndeshjen midis Barcelonës dhe PSG e cila përfundoi me rezultatin 6-1: “Kujtimi më i bukur në karrierën time është ndeshja e cila përfundoi  6-1 kundër Paris Saint-Germain me bluzën  e Barcelonës”.

Gjthashtu dhe drejtori sportiv i klubit ‘parizien’, Leonardo, e ka konfirmuar se braziliani dëshiron të largohet.

Megjithatë lajmi më pak i përshtatshëm vjen nga Spanja, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, autoritetet spanjolle kanë  hetuar llogarinë e brazilianit, dhe ai duhet t’iu paguaj atyre 35 milion euro, për katër vitet e kaluara tek barça.

Ata arritën në këtë konkluzion pas hetimeve të kryera, ku u vërejtën parregullsi në transferimin e tij tek skuadra e Parisit.

Për shkak të kësaj situate, kthimi i tij i mundshëm në ‘Camp Nou’ është bërë më i komplikuar dhe ai mund të përsërisë të njëjtën histori që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo duhej të kalonin me Thesarin.

Related posts

Leo Messi, makthi i shumë ekipeve – e thellon rekordin në Spanjë (FOTO)

Q.Autor

ISLANDË-SHQIPËRI/ Hysaj godet bukur drejt portës, Halldorsson bën mrekullinë (VIDEO)

Delo.autor

Pjesa e parë/ Vllaznia ”e bekuar” nga Zoti, Sefgjini lë Laçin me 10-të

Sadik.Autor

Leave a Comment