Futboll Ligue 1 Sport

NUK RAPORTOI NË KLUB MUNGESËN E STËRVITJES ME PSG/ Neymar e pranon: Nuk jam superhero për t’u…

Neymari e ka pranuar se nuk është shembulli i përkryer për t’u ndjekur.

Edhe pse një figurë kontroverse, braziliani këmbëngul se gjithmonë përpiqet të veprojë me ndërgjegje.

Së fundmi, 27-vjeçari nuk raportoi në klub për mungesën në stërvitjet parasezonale në fillim të këtij muaji, në një kohë kur nisen thashethemet se ai po e kërkon kthimin në Barcelonë.

Në të njëjtën kohë, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo konfirmoi se Neymar është në treg dhe i arritshëm për çmimin e duhur.

“Nuk jam superhero e as shembull i përkryer për t’u ndjekur. Edhe unë i kam momentet e këqija, kur dua të shkoj në shtëpi dhe të fshihem, për të qëndruar më miqtë dhe familjen”, ka thënë Neymar.

Related posts

GATTUSO DREJT PREMIER LEAGUE/ Ja klubi i njohur që e kërkon

Delo.autor

STATISTIKAT FLASIN KUNDËR EDY REJAS/ Kombëtarja 1 vit pa fitore

F.autor

KUPA E GJERMANISË/ Bayern bën detyrën ndaj modestëve të Rodinghausen

Isa.Autor

Leave a Comment